-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çoi PD-në në Apel për vulën, Topalli thirrje Alibeajt: Jemi të plagosur, boll më!

Kryesoret

Ish-n/kryetarja e PD-së, Jozefina Topalli pranoi ftesën e Sali Berishës për të qenë në Kuvendin e sotëm. E përqafoi dhe më pas ngjiti shkallët e podiumit për të mbajtur fjalën. E emocionuar dhe përlotur nga mbështetja e demokratëve, Topalli u kërkoi ndjesë duke thënë se reagimi duhet të kishte ndodhur më përpara. Sulmi ishte i hapur dhe qartë kundër Lulzim Bashës, për të cilin tha se shkatërroi Partinë Demokratike. Por kishte një mesazh edhe për Enkelejd Alibeajn, që i kërkoi të ndalojë luftën kundër Sali Berishës me gjyqin në Apel për vulën.

Ne mund të vendosim shpresën përpara frikës, por të jemi të vërtetë, prandaj jemi të gjithë këtu sot. Kur u bëmë pragmatistë, shqiptarët na hoqën besimin. Sfida jonë është të fitojmë besimin me vepra dhe të vërteta dhe jo fjalë. Nuk është vetëm pushteti që korrupton, por edhe frika.

Kam provuar edhe armën mbi kokë, apo linçimin nga të mitë. Nuk do të isha e vërtetë nëse nuk do të thosha se nuk e kam vuajtur. Përpara se të më akuzonin për armike, më kanë akuzuar për arrogancë, mbase nga pasioni për të drejtën, por blerë dhe shitur nuk e kam bërë kurrë. Jam sot këtu, sepse jemi në pikë kritike.

Jo vetëm PD është në krizë, por balancat janë prishur, cdo gjë është kthyer në korrupsion. Sot jam këtu edhe sepse besoj që asgjë nuk është e pamundur. Partia jonë është e plagosur. Mos lëndoni më shumë plagët tona, atyre që çojnë partinë e tyre në gjykata, u them “boll e keni lënduar këtë parti, nga e cila keni marrë pa fre dhe pa meritë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit