Një automjet ka marrë flakë në autostradën Levan-Vlore, në zonën e Novoselës.
Mësohet se automjeti është djegur në afërsi të një karburanti.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia zjarrfikësja po shkojnë në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë
Më datë 30.04.2022, rreth orës 16:40, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti me drejtues shtetasin E. D. Nuk ka dëme në njerëz. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.