Në këtë 1 Maj, në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka përcjellë një mesazh.
Rama ka ndarë disa foto ku shpreh falënderim për të gjithë njerëzit e punës që bënë realitet projektin e rindërtimit.
“Mirëmëngjes dhe me falenderimin nga zemra për të gjithë njerëzit e punës që bënë realitet projektin e rindërtimit, pa të cilët nuk do mund t’u kthenim dot buzëqeshjet familjeve të prekura, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama.