Barcelona ka rimarrë vendin e dytë në renditjen e La Liga-s pas fitores me rezultatin 2-1 ndaj Mallorca-s në “Camp Nou”. Skuadra e Xavi-t diktoi ritmin e ndeshjes, duke e bërë skuadrën e Mallorca-s të ishte thuajse inekzistente në fushën e lojës.
Goli i parë i këtij takimi erdhi në minutën e 25’, kur Depay zhbllokoi rezultatin, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 1-0.
Në fraksionin e dytë katalasit do të godisnin sërish portën e Rico-s, këtë herë me Busquets, i cili i dhuroi rezultatin 2-1 ekipit të tij.
Nga Mallorca shënuan në minutën e 79’, me Raillo që goditi portën e Ter Stegen dhe ktheu sadopak shpresë te miqtë, megjithatë takimi u mbyll me fitoren e Barçës. Vedat Muriqi nuk luajti në këtë takim, pasi lojtari i përfaqësueses së Kosovës kishte plotësuar numrin e kartonëve.
Pas raundit të 34-ët të La Ligas Barça rikthehet në vend të dytë me 66 pikë, teksa Mallorca renditet në vendin e 16-të me 32 pikë të grumbulluara.