Duke nisur nga sot, 1 janar 2026, paga minimale mujore është vendosur në 50 mijë lekë.
Masa vjen si pjesë e strategjisë për rritjen progresive të pagave dhe përmirësimin e kushteve ekonomike të punëmarrësve, në një kohë kur kostoja e jetesës vijon të rritet.
Krahasuar me vitin 2017, kur paga minimale ishte 24 mijë lekë, niveli aktual përfaqëson një rritje të ndjeshme.
Përfitues nga ky vendim pritet të jenë rreth 308 mijë punonjës në sektorin publik dhe privat, ndërsa objektivi i qeverisë është që paga minimale të arrijë 60 mijë lekë në vitin 2028 dhe 70 mijë lekë në fund të mandatit aktual.









