Dy persona kanë mbetur të plagosur sot si pasojë e të shtënave me armë në Mramor të Prishtinës.
Si pasojë, të plagosurit nga ky rast janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.
Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Hetuesit e IPK-së tashmë i janë përgjigjur informatave të para se zyrtari policor dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy persona, por se ende nuk është bërë arrestimi i policit.
Rasti është duke u hetuar ndërsa në konfirmimin për plagosje, nga Policia e Kosovës deklaruan se hetuesit policor po vazhdojnë të merren me hetimet që lidhen me këtë rast.
Por i dyshuari për plagosje në këtë rast është një zyrtar policor.