-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bie numri i infektimeve me COVID-19 në Shangai

Kryesoret

Pandemia e koronavirusit, e cila ka izoluar pjesën të madhe të Shangait, tani duket se ka nisur të zbehet, pasi numri i rasteve të reja të infektimit është duke rënë nën 10,000 në ditë.

Autoritetet kanë nisur të heqin pak masa të izolimit, të cilat kanë ndërruar përditshmërinë e mijëra banorëve dhe kanë ndikuar përkohësisht në ekonominë e Kinës.

Shumë banorë janë mbyllur nëpër banesat e tyre për tri javë e më shumë.

Ata kanë raportuar vështirësi në porositje të ushqimeve dhe çmime të larta të tyre

Shumica e viktimave në këtë qytet është thënë se kanë qenë të pavaksinuara.

Pavarësisht se shumë shtete në botë kanë hequr kufizimet për pandeminë, Qeveria kineze vazhdon të zbatojë politikën “zero raste me COVID”, e cila parasheh kufizime në udhëtim, testime masive dhe tenda të posaçme për të izoluar njerëzit e infektuar.

Shumë ekspertë të huaj thonë se është koha që Kina të ndryshojë strategjinë.

Mirëpo zyrtarët kinezë kanë thënë se janë të shqetësuar që një shpërthim i madh mund të mbingarkojë sistemin për kujdes shëndetësor dhe të ndikojë në më shumë vdekje, sidomos te të moshuarit e pavaksinuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit