Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka uruar besimtarët mysliman për festën e Fiter Bajramit.
Përmes një statusi në Facebook Biden ka uruar në emër të tij dhe zonjë së parë Jill.
“Jill dhe unë shprehim urimet tona më të ngrohta për të gjithë ata që po festojnë Fitër Bajramin. Ndërsa myslimanët në mbarë botën përfundojnë muajin e Ramazanit, shpirti i komunitetit, dhembshurisë dhe shërbimit që kemi dëshmuar gjatë këtij muaji, mund të vazhdojë gjatë gjithë vitit.” ka shkruar ai.