E ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, deputetja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu, zbuloi se 3 emrat që ajo ka propozuar për president kanë qenë brenda grupit socialist.
Deputetja tha se propozimet e saj tashmë janë rrëzuar nga Rama, i cili tha se presidenti nuk do të jetë nga grupi i Partisë Socialiste. Megjithatë, ajo vlerëson procesin që po mbahet këtë herë për zgjedhjen e presidentit të ri.
“Unë bëra 3 propozimet e mija ishin brenda grupit të partisë socialiste, por nuk do të jenë brenda grupit, ashtu siç tha kryeministra Rama.
Kjo është një mënyrë e re dhe shumë pozitive.
Unë shpreh se që mënyra të tilla të trajtimit të problematikave të mëdha duhen ndarë dhe nuk duhen mbajtur si përgjegjësi e vetëm një force politike. Nuk ka asgjë të keqe të kesh opinionin e qytetarëve”, tha Spahiu.