Donald Veshaj, ka folur në emisionin “Wake Up”, për eksperiencën e tij në BBV. Ai është shprehur se po të kishte mundësinë të rikthehej do bënte disa gjëra ndryshe.
“Po, ka gjëra që do t’i kisha bërë ndryshe. Formati është i tillë. Në momentin që ti je 24 në 24 me kamera live, çdo njeri gabon. Ishte një eksperiencë shumë e fortë, nuk është një gjë e zakontë. Nuk është si të dalësh në një intervistë dhe të flasësh, t’i përgjigjesh pyetjeve.”, tha Veshaj.
“Unë i kam dhënë maksimumin dhe i kam marrë maksimumin BBVip. Ai format mua më coi në qendër të vëmendjes”, vijoi më tej Veshaj.