Dy persona janë raportuar të zhdukur brenda 24 orëve në Kosovë. Në rastin e parë, një grua në Lipjan ka njoftuar policinë se i është zhdukur vajza e saj e mitur e cila ka dalë nga shtëpia dhe se nuk është kthyer më.
Ndërkohë në rastin e dytë, një burrë nga Podujeva njoftoi se bashkëshortja e vëllait të tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.