-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Futini shkelmin, a mund të jetë një gënjeshtar si Saliu, burrë shteti?

Kryesoret

Nga Spartak Ngjela

Mirë që presidenti Joe Biden, sipas Saliut, na u drejtokërka nga lobi i miliarderit Soros në Amerikë kundër Saliut në Tiranë.

Por, si ta shpjegojmë që, edhe për presidenti amerikan Klinton në vitin 1997, kur ai e rrëzoi Saliun nga pushteti, Saliu na tha atëherë që Bill Klintoni u drejtua nga lobi grek në Amerikë kundër Saliut.

l.
E kuptoni tani se kush e ka drejtuar Shqipërinë dhe kush po kërkon ta drejtojë?
A mund të jetë një gënjeshtar i tillë historik, një burrë shteti!
Kurrë!
Një lob në Amerikë po na i rrëzon Saliun, por jo politika amerikane. Mund të durohet më gjatë një sëmundje e tillë mendore e një njeriu?

ll.
Një shoqëri që nuk ka kujtesë historike për ato që ka përjetuar, për ato mizori që ka vuajtur, që nuk kujtohet për ata banditë që i ka votuar për ta drejtuar e i voton sërish, dhe, gjithashtu, që i harron edhe ngjarjet e rënda që ka përjetuar – kjo shoqëri nuk shpëton dot nga tragjedia e ligësisë së qeverive që e drejtojnë.

Kjo po na ndodh edhe ne shqiptarëve në mbi njëqind vjet pavarësi kombëtare dhe shtet shqiptar.
Ka shumë raste të trishta të kësaj historie, por unë këtu po jap vetëm ata tiranë që kanë lidhje me kohën tonë.

Janë ato që i kam vënë që në krye të këtij shkrimi. Komedia e turpshme që vijon në 25 vjet, se gjithmonë janë lobet në Uashington që nga godasin Saliun, dhe gënjejnë presidentët e Amerikës kundër Saliut. (!)

Kurse sot dëgjuam nga Saliu që ai është një shenjt që nuk di të gënjejë.
Por, na duhet të theksojmë se historia e lobeve të Saliut, është një marrëzi e një njeriu infantil, me ndërgjegje gënjeshtare si të fëmijëve. Ndërsa kjo është edhe shenjë e keqe që nuk flet mirë për një pjesë të shoqërisë shqiptare.

lll.
Imagjinoni, presidenti Bill Klinton, që ndërkombëtarisht është cilësuar si presidenti që shkatërroi komunizmin, sipas Saliut, na qenkesh drejtuar kundër Saliut, nga lobi Grek. Turp historik, kur e kujton këtë gjykim!
Kurse, ja, pas 25 vjetësh, edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, po nga një lob është drejtuar kundër Saliut, dhe ky Saliu në Tiranë, është person nongrata në Amerikë si pasojë e gënjeshtrës së lobit të miliarderit Soros.
Duhet të fasim hapur: kjo është një gjendje me rrezik shoqëror, që duhet të na i likuidojë politika amerikane, njëlloj si në vitin 1997.
Dhe sa më shpejt që të jetë e mundur.
Shqiptarët nuk po e durojnë dot një banditizmi të tillë politik që kërkon të ushtrohet në Shqipëri.
Kurse fakirët politikë e mediatikë të Saliut, na thonë se likuidimi i Saliut nga forca amerikane, na qenkërka ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.

Po komunizmin kush na i rrëzoi në Shqipëri, studentët?

Jo, Amerika.
Shqipëria sot është nën të njëjtin kërcënim, si në kohën kur politika amerikane na rrëzoi presidentin Komunist Ramiz Alia.

E them këtë, se, kjo është harruar. Prandaj dua të pyes saliistët naivë dhe të liq njëhetësh:
Po kur na rrëzoi komunizmin politika amerikane, mos ndoshta edhe kjo ishte një ndërhyrje në sovranitetin e Shqirisë? Po në vitin 1997?

Jo. As atëhere e as tani, nuk është prekur sovraniteti i Shqipërisë, por, përkundrazi ai është krijuar në vitin 1997, u shkel, dhe po rikrijohet edhe tani ky sovranitet, por duke likuiduar sërish një të korruptuar si Sali Berisha.

Kjo historia e sotme që po i kërcënon shqiptarët me Saliun, duhet të shkelmohet nga shqiptarët, dhe shqiptarët do ta shkelmojnë. Me ndihmën e politikës amerikane. Sigurisht.
Madje shumë shpejt…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit