Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se në 24 orët e fundit 11 persona rezultuan pozitivë me COVID-19. Sipas të dhënave ditore nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nuk është shënuar asnjë vdekje, ndërsa sot janë shëruar 14 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 428. Ndërkohë vaksinimi është duke vazhduar, por me ritme të ngadalta. Në 24 orët e fundit MSH njofton se janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.