-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Legalizimi i kanabisit, Spahiu: Jam surprizuar kur e kam dëgjuar nga Kokëdhima

Kryesoret

Deputetja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu, e ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, foli ndër të tjera edhe për legalizimin e mundshëm të kanabisit për qëllime mjekësore.

Deputetja e PS u shpreh se ishte surprizuar në vitin 2009 kur dëgjon propozimin e Koço Kokëdhimës për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, por thekson se sot situata është ndryshe.

“Kur e kam dëgjuar nga Koço Kokdhima në fillim, në vitin 2009, më është dukur e pamundur, jam surprizuar, për vendin, por kur shoh që është katërfishuar legalizimi i prodhimit të kanabisit mjekësor… Është e vërtetuar që në frenimin e dhimbjes jep një efekt shumë të mirë. Jep efekte edhe në disa sëmundje të tjera, si parkinsoni.

Ne duam ta pranojmë për të mirat që ka, por edhe për përfitimet ekonomike. Ka një lloj hezitimi për ata pacientë që kanë krijuar varësi nga përdorimi i tepruar”, tha Spahiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit