Mijëra besimtarë të komunitetit Mysliman kanë falur mëngjesin e sotëm Namazin për Fitër Bajramin.
Agjëruesit dhe jo vetëm u mblodhën në shesh për t’u lutur në këtë ditë të shenjtë.
Mes tyre nuk kanë munguar as figurat publike. Reperi Mozzik i cili e ka pritur Fitër Bajramin në Tiranë ka qenë i pranishëm mes besimtarëve.
Reperi këtë moment të bukur ka zgjedhur që t’a ndajë me ndjekësit në Instagram.
![](https://i0.wp.com/www.hena.al/wp-content/uploads/2022/05/WhatsApp-Image-2022-05-02-at-10.50.25-AM-1.jpeg?resize=473%2C1024&ssl=1)