Presidenti Volodymyr Zelensky nesër do të flasë me anë të një video konference në Kuvendin e Shqipërisë për situatën aktuale në Ukrainë.
Mësohet se seanca ishte parashikuar që të mbahej në orën 11:00, por do të nisë në orën 13:00.
Zelensky ka folur në disa prej parlamenteve të shteteve më të rëndësishme, por edhe organizatave më të mëdha në botë me anë të video-konferencave.
Gjithashtu Zelensky u ka bërë thirrje shteteve që të sanksionojnë Rusinë, ndërsa po ashtu ka ritheksuar kërkesën e tij drejtuar BE-së për anëtarësimin sa më parë të Ukrainës.