-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk doli fitues, deputeti i PD-së vë në dyshim transparencën e votave

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani kandidoi për të qenë pjesë i Këshillit të ri Kombëtar të PD-së, por nuk rezultoi fitues.

Dogjani nëpërmjet një statusi në Facebook ka vënë në diskutim transparencën e numërimit të votave.

Ai u ka kërkuar delegatëve që nuk e kanë votuar, të tregojnë arsyet se ku ai ka gabuar deh se çfarë nuk ka shkuar siç duhet në punën e tij.

“Te nderuar delegate te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike! Nëpërmjet medias mesova se ne perfundim te nje numrimi “trasparent” te votave per zgjedhjen e antareve te keshillit kombetar nuk paskam rezultuar fitues….Pavarsisht rezultatit dua te falenderoj te gjithe delegatet pa perjashtim dhe ata qe me votuan dhe ata qe nuk me votuan pavarsisht se nuk e di sa eshte numri i tyre … Duke u nisur nga rezultati do ju lutesha te gjithe delegateve te kuvendit qe nuk me kane votuar te me shkruajne se cfare ka ndryshuar gjate ketij viti?ku kam gabuar ? Cfare mund te beje me mire? sepse sic dhe ju e dini nje vit me pare si rezultat i punes tone te perbashket ne zgjedhjet e 25 Prillit me votuan rreth 6000 qytetar megjithese Isha i 35 ne listen e Tiranes.. Do ju jem shume mirnjohes po qe se do shkruani me sinqeritet dhe trasparence se ku kam gabuar dhe cfare duhet te ndryshoj ne marrdheniet meJu. Kjo do me ndihmoj jo vetem mua por dhe partine demokratike… edhe njehere ju falenderoj pamase per gjithcka keni bere per mua dhe pavarsisht kesaj une do ta respektoj vendimin tuaj dhe do te beje gjithcka per ju se sic kam thene ne demokraci vota eshte e shenjte Ne pritje te komenteve tuaja do ju jem shume mirnjohes po qe se do me shkruani per saKerkova? Faleminderit Asllan Dogjani” është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit