Kryeministri Rama, së bashku me teologun Elvis Naçi, dhuruan 150 shtëpi të reja për banorët e prekur nga tërmeti në zonën e Thuamanës.
“Zemra plot. Kënaqësi të japim në këtë ditë të shenjtë, 150 çelësat për shtëpitë e reja të ndërtuara me kontributin e fondacionit “Firdeus”, në këtë lagje të re, e cila tanimë merr formë të plotë falë një pune të gjatë e plot përkushtim që nga momenti i parë pas tragjedisë”.
Pas takimit me banorët, u organizua edhe një koncert me këngë e valle.