-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

UEFA i jep goditjen e rëndë futbollit rus për sezonin e ardhshëm

Kryesoret

UEFA ka vendosur që asnjë skuadër ruse të mos marrë pjesë në kompeticionet evropiane, për klube apo kombëtare, të sezonit të ardhshëm.

Gjithashtu, kandidatura ruse për të organizuar një edicion të Evropianit në periudhën 2028-2032, është rrëzuar.

Vendimet e UEFA-s:

– Rusia nuk do të marrë pjesë në Grupin 2 të Ligës B të Nations League 2022-2023, kështu që do të renditet automatikisht në vendin e katërt, duke rënë në Ligën C.

– Kombëtarja ruse e femrave përjashtohet nga faza finale e Euro 2022, që do të mbahet në Angli, nga 6-31 qershor. Në vendin e saj do të luajë Portugalia.

– Sa i përket kualifikueseve të Botërorit të femrave të vitit 2023, të gjitha ndeshjet e Rusisë do të konsiderohen nul. Grupi E do të vijojë me 5 ekipe.

– Rusia U21 nuk do të marrë pjesë në kualifikueset e Evropianit dhe të gjitha ndeshjet që ka luajtur deri tani do të konsiderohen nul.

– Rusia nuk do të ketë ekipe në edicionin 2022-2023 të Champions League, Europa League, Conference League, Champions për femra dhe Youth League.

– Federata Ruse e Futbollit do të marrë pikë sezonale të barabarta me renditjen e saj më të ulët të 5 sezoneve të fundit.

– Bie propozimi i Rusisë për të organizuar Euro 2028 ose 2032.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit