-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia kërcënon sërish Britaninë: Mjafton një raketë për t’ju fundosur

Kryesoret

Disa ditë më parë në median kombëtare ruse u shfaq një plan sesi Putin mund të shkatërronte, Londrën, Paris dhe Berlinin në vetëm 200 sekonda.

Këtë herë, po në të njëjtën media, është shfaqur “çmenduria” e radhës e presidentit Putin, ku tregohet sesi një ishulli si Britania e Madhe mund ta zhduk vetëm me një cunami bërthamorë.

Shpërthimi i kësaj torpedo termonukleare nga bregdeti i Britanisë do të shkaktojë një valë gjigante cunami. Duke kaluar mbi Ishujt Britanikë, ajo do të kthejë çdo gjë që mund të mbetet prej tyre në një djerrinë radioaktive.

Komentet erdhën si përgjigje ndaj thirrjeve të Boris Johnson , kryeministrit dhe Liz Truss , sekretares së Jashtme, për të rritur ndihmën ushtarake perëndimore për Ukrainën për të ndihmuar vendin të mbrohej nga ofensiva e Rusisë, e cila filloi në shkurt.

“Në fakt duket sikur ata janë duke u përgjumur në Ishujt Britanikë,” tha spikeri i lajmeve. “Pse të kërcënoni Rusinë e pafund me armë bërthamore kur jeni në një ishull që, e dini, është kaq i vogël? Ishulli është aq i vogël sa që mjafton vetëm një raketë Sarmat për ta fundosur një herë e përgjithmonë”, shtoi ai, duke qëndruar pranë një grafike të krijuar nga kompjuteri që tregon një raketë bërthamore që udhëton nga Rusia në Britani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit