-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia nis shantazhin ndaj Evropës për ndërprerjen e gazit

Kryesoret

Për muaj të tërë, përgjigja e Evropës ndaj luftës në Ukrainë është formësuar nga një pyetje thelbësore.

Çfarë ndodh nëse Rusia – e cila furnizon 40 për qind të importeve të gazit natyror të Evropës – vendos të mbyllë rubinetat?

Frika e tyre më e keqe u materializua këtë javë, kur Rusia ndërpreu furnizimet me gaz natyror të Bullgarisë dhe Polonisë si ndëshkim për refuzimin e pagesës në rubla.

Ky vendim i Qeverisë ruse ka tronditur dhe ndarë liderët evropianë, të cilët tani po përpiqen të përcaktojnë se kur Rusia mund të godasë përsëri – dhe kush mund të jetë objektivi i saj i pafat.

“Brenda Evropës ka një ndjenjë të tipit se kush është i radhës”, tha Nikos Tsafos, një ekspert i Energjisë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare për “Foreign Policy”, përcjell Albanian Post.

Vendet evropiane, shumica e të cilave tashmë po përpiqen të heqin dorë nga furnizimi i Rusisë, janë thellësisht të ndara mbi mënyrën se si t’i përgjigjen kërcënimit.

Debati qendror është nëse duhet të përmbushë një nga kërkesat kryesore të Moskës: të paguajë për gazin e saj natyror në rubla, gjë që mund ta ndihmojë atë të zbusë goditjen e sanksioneve perëndimore.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se përmbushja e kërkesave të presidentit rus, Vladimir Putin, do të shkelte sanksionet e tij kundër Rusisë dhe shumë vende evropiane e kanë refuzuar urdhrin.

Gjermania, e cila merr më shumë se gjysmën e gazit të saj natyror nga Rusia, akuzoi Kremlinin për përfshirje në “shantazh”.

Rusia, prej vitesh, e ka përdorur energjinë si armë, por është një thikë me dy tehe.

“Eksportet e energjisë janë mekanizmi i fundit i Rusisë për të ushtruar një lloj ndikimi në të gjithë Evropën jashtë veprimeve ushtarake”, tha Olga Khakova, një eksperte energjetike në Këshillin Atlantik.

Bullgaria dhe Polonia, të cilat të dyja refuzuan të përmbushin afatin e pagesës së Rusisë, ishin të parat që ranë.

Për të shmangur vuajtjen e fatit të Polonisë dhe Bullgarisë, vendet që varen më shumë nga gazi rus po përpiqen të gjejnë zgjidhje.

Disa kompani në Gjermani dhe Austri po kërkojnë tani mënyra për të pranuar kushtet e Kremlin-it pa shkelur sanksionet e BE-së.

Gjermania merr më shumë se gjysmën e gazit natyror nga Rusia dhe Austria varet prej saj për 80 për qind.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit