-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dopio sekuestro për pasurinë e Rezart Taçit

Kryesoret

Biznesmenit Rezart Taçi i janë sekuestruar 18 mln euro, që vini nga veprimtaria e tij me mafien italiane.

Sasia e parave u gjet në llogarinë bankare të një shtetasi italian, ndërsa i përfshirë rezultoi edhe biznesmeni Rezart Taçi, i cili vijon të jetë në kërkim, për pastrim parash dhe grup kriminal. Referuar dosjes hetimore, shuma e parave ishte depozituar në llogarinë bankare të italianit Francesco Zummo, dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Artur Balla dhe Bledar Lilo, këta dy të fundit të arrestuar.

Këtë herë sekuestrimi është kërkuar nga prokuroria e Palermos drejtuar me një letër porosi për prokurorinë e Tiranës.

Në nëntor të vit të kaluar po kjo shumë parash i është sekuestruar nga SPAK, nga ku Taçi u akuzua për për veprat penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale”, “grupit të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”..

pjesë e këtij operacioni përfundoi në arrest shtëpiak sipërmarrësi 90 vjeçar italian, Francesco Zummo, i hetuar më parë nga magjistrati Giovanni Falcone si i dyshuar për favorizimin e organizatës mafioze “Cosa Nostra”.

Prokuroria e Palermos arrestoi gjithashtu kontabilistin Fabio Petruzzella, vëllai i një magjistrati palermitan që jeton dhe punon në Milano.

Sipas SPAK, skema financiare është drejtuar nga Zummo dhe Petruzella, në bashkëpunim me një shtetas zviceran me origjinë italiane dhe ish-bosin shqiptar të naftës, Rezart Taçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit