Dy shpërthime kanë ndodhur në orët e para të së hënës në Belgorod, rajoni jugor rus në kufi me Ukrainën.
Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i rajonit Vyacheslav Gladkov në një postim në mediat sociale.
“Nuk pati viktima apo dëme”, shkroi Gladkov.
Të dielën Gladkov tha se një person u plagos në një zjarr në një objekt të ministrisë ruse të Mbrojtjes në Belgorod, ndërsa shtatë shtëpi ishin dëmtuar.
Postimet në mediat sociale thanë se avionë luftarakë dhe shpërthime të forta ishin dëgjuar mbi qytet gjatë natës.
Rusia muajin e kaluar akuzoi Ukrainën për një sulm me helikopter në një depo karburanti në Belgorod, për të cilin Kievi mohoi përgjegjësinë, si dhe për bombardimin e fshatrave dhe gjuajtjen me raketa në një depo municioni.