Një shtetas nga Saranda i është drejtuar policisë dhe ka kallëzuar një grua 47 vjeçe, pasi sipas tij po qëndron në banesën e këtij të fundit kundër vullnetit të tij.
Nuk dihen shumë detaje mbi këtë konflikt, ndërsa policia bën me dije se për shtetasen me inicialet M. D., materialet janë referuar në Prokurorinë e qytetit, për “Dhunimi i banesës”
Njoftim
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen:
M. D., 47 vjeçe, banuese në Sarandë, për veprën penale “Dhunimi i banesës”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi L. P., banues në lagjen nr.1, Sarandë, se 47-vjeçarja ka hyrë dhe qëndron në banesën, në pronësi të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.