Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme doli në një konferencë për gazetarët për të bërë një përmbledhje të Kuvendit të PD-së që organizoi ditën e shtunë “Komisioni i Rithemelimit”. Sali Berisha tha se e mbajti fjalën për votën e lirë. “Ne sollëm në Shqipëri votën e lirë” tha ai.
Është e pashmangshme që të mos ketë hatërmbetje dhe zemërthyer, por unë në mënyrën më miqësore, u them se nëse kanë edhe dyshimin më të vogël për numërim jo korrekt, të kërkojnë rinumërim votë për votë të kandidaturës së tij. Komisioni është i vendosur të plotësojë cdo kërkesë të kësaj natyre. Nuk mund të refuzohet. Procesi është transmetuar LIVE” tha Berisha.