-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si ta kuptoni nëse po ngatërroni dashurinë me pëlqimin

Kryesoret

1- Dashuria është vetëmohuese, pëlqimi është egoist

Kur jeni të dashuruar, fokusi juaj është të bëni të tjerët të lumtur. Gjithmonë mendoni mënyrat sesi mund ta bëni partnerin të ndihet i dashuruar dhe i plotësuar. Ju nuk mbani rezultatet e “ndeshjeve tuaja”, nuk mendoni se kush po ndihmon më shumë, ose kush po i lan enët. Ju nuk përpiqeni t’i bëni shantazh partnerit, ta manipuloni apo të dominoni në marrëdhënie.

Kur pëlqeni dikë, ju fokusoheni më shumë në mënyrën sesi partneri mund t’ju bëj juve të ndiheni të lumtur. Ju bëheni i varur nga partneri dhe mund të përpiqeni ta kontrolloni atë që të shmangni braktisjen. Në vend që të përballeni vet me çështjet tuaja, ju e përdorni atë për të rritur vetvlerësimin dhe për të përmbushur boshëllëqet tuaja. Ju besoni se ai është përgjegjës për lumturinë tuaj dhe frustroheni dhe nxeheni nëse ai nuk ju jep kënaqësi.

2- Dashuria është liberale, pëlqimi është kontrollues.

Partneri i dashuruar ju lejon të jeni vetvetja dhe për më tepër të mos keni frikë nga dobësitë tuaja. Besimi reciprok bëhet një nxitës i fuqishëm për zhvillimin personal për të dy partnerët. Dashuria nuk është asnjëherë kontrolluese sepse, në fakt, ajo e tejkalon kontrollin. Aftësia e partnerit për të të pranuar siç je dhe nxitja për të ndjekur ëndrrat, ju lejon të shkoni përtej nevojës për kontroll të jetës së tij.

Pëlqimi nga ana tjetër, ka tendencën të ketë sjellje kontrolluese. Ju mund ta dekurajoni partnerin tuaj që të kalojë kohë me miqtë ose të fokusoheni në mënyrë të pashëndetshme vetëm për të kënaqur atë.

3- Dashuria është rritje e ndërsjelltë, pëlqimi është i kufizuar

Nëse jeni i dashuruar, ju dhe partneri juaj do të rriteni bashkë. Kur ju të dy përpiqeni të jeni versioni më i mirë i vetvetes, ju mund të jeni më të mirë sesa po të ishit vetëm. Me pak fjalë, partneri juaj stimulon rritjen tuaj dhe ju bëni të njëjtën gjë me të.

Në rastin e pëlqimit, ju përpiqeni të kontrolloni dhe paaftësia juaj për të gjetur zgjidhje për problemet tuaja, kufizon rritjen tuaj dhe të partnerit. Jo rastësisht ky kufizim për rritje nga të dy partnerët bën të vështirë të dashuruarit në një mënyrë të shëndetshme.

4- Dashuria është e përjetshme, pëlqimi është momental

Dashuria mbijeton me kalimin e kohës. Ju dhe partneri juaj mund të ndaheni përkohësisht ose përgjithmonë por, nëse jeni i dashuruar, ai person do ketë gjithmonë një vend në zemrën tuaj dhe do uronit më të mirat për të për gjithë jetën.

Nga ana tjetër, nëse ju thjesht e pëlqeni atë, pas ndarjes, ju do t’i mbani mëri njëri-tjetrit. Ju mund të ndiheni i tradhëtuar sepse ju supozoni që partneri juaj ka një detyrim t’ju bëjë të lumtur dhe që nuk e ka përmbushur këtë detyrim.

5- Dashuria e ul përqëndrimin tek vetja, pëlqimi e rrit atë

Kur jeni i dashuruar ju bëheni më pak i përqëndruar tek vetja. Marrëdhënia juaj e redukton egon tuaj, i bën vend rritjes dhe inkurajimit për të qenë më pak egoiste dhe më shumë të dashur. Marrëdhënia që ju keni me partnerin ndikon pozitivisht në ndryshimet tuaja. Më e rëndësishmja, të dy mund të inkurajoni ndarjen e dobësive tuaja, t’i vini në dukje ato dhe të komunikoni hapur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit