Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pas fjalës në Kuvend ka bërë një postim edhe në rrjetet sociale duke falënderuar popullin shqiptar për mbështetjen në këtë moment të vështirë që po kalojnë pas pushtimit rus.
“Dekada më parë, Ukraina dhe Shqipëria zgjodhën rrugën e demokracisë dhe integrimit evropian. Ne nuk devijuam nga kjo rrugë. Së bashku ne jemi të përkushtuar për zhvillimin e lirisë dhe një Evropë të bashkuar. Dhe unë besoj se kur të vijë koha për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, vota juaj do të jetë në gjendje të tingëllojë në mbështetjen tonë.
Jam i sigurt që tani të gjithë në botë po tregojnë karakterin e tyre të vërtetë. Dikush është i madh në përmasa, por shumë i vogël kur duhet të jesh i guximshëm. Dhe dikush është i vogël në hartë, por përzemërsia është një nga më të mëdhenjtë. Faleminderit Shqipëri! Ju falënderoj për mirësinë tuaj” shkruan ai në Instagram.
Sot gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë, Zelensky i kërkoi qeverisë që të ndalojë vizat për rusët që duan të vizitojnë Shqipërinë për sezonin turistik.