-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

3 gjëra që duhet të mendoni momentin e parë që ndiheni ekstremisht të inatosur

Kryesoret

Inati është një prej emocioneve më të rëndësishme që shpesh herë keqkutpohet dhe çon në zënka që mund të shmangeshin. Çfarë ne duhet të bëjmë është ta pranojmë dhe të bëhemi më kuriozë për inatin sesa ta gjykojmë apo të përpiqemi ta fshehim atë. Duke vepruar kështu s’bëjmë gjë tjetër veçse i shtojmë vetes vuajtje fizike dhe mendore. 

Si të mos ngarkohemi me të tilla emocione? Duke patur parasysh 3 mendime kryesore në momentet kur më shumë se kurrë jeni të inatosur.

1. Numëroni deri në 5

Reagimi ynë i menjëhershëm, emocional dhe i tensionuar është përtej kontrollit tonë, prandaj bëjini një nder vetes dhe prisni. Edhe në momentin që ndjeni se inati po kalon çdo lloj limiti, si përgjigje jepini një frymëmarrje të thellë. Praktikojeni disa herë dhe numëroni deri në 5. Nëse është e mundur, thuajini personit përballë jush që ju duhet një minutë kohë. Dilni jashtë, bëni një ecejake. Praktikisht, çfarëdo lloj gjëje që qetëson sistemin tuaj nervor. 

2. Vërini një emër inatit për ta zbutur

Kjo duket shumë e thjeshtë për të qenë produktive, por fakti që do t’i vini një emër tuaj ju ndihmon ta kaloni më shpejt. Kur i dini arsyet, i pranoni dhe emërtoni me zë të lartë gjithçka ndjeni, frustrimi do më pak kohë të zbutet.

Aftësia për të identifikuar reagimet tona na lejon të jemi të ndershëm dhe të zgjuar me veten dhe si rrjedhojë mund të bëjmë një zgjedhje më të ndërgjegjshme për mënyrën sesi duam të reagojmë.

3. Duhet të njihni mirë shkakun që ju çoi deri këtu

Ka shumë arsye pse mund të ngarkohemi me ndjesi inati përgjatë gjithë ditës. Një kritikë e caktuar, ndjesia e të qënit i/e injoruar, mungesa e vëmendjes, gjëra që s’shkojnë mirë gjatë ditës, etj. Ndoshta në momentin kur jemi nervozë nuk e kuptojmë me kthjelltësi se çfarë është duke ndodhur, por pasi të jeni qetësuar shënoni gjithë çfarë ju nxiti të nervozoheni. Ishte diçka specifike që tha dikush? Një shikim i keq? Një ton?

Ndërsa bëjmë një përpjekje të vetëdijshme për të kuptuar shkaktarët që na inatosin, ne përgatitemi më mirë për t’i vënë re kur dhe pse ato shfaqen. Duke analizuar mirë shkaqet, na i shmangim në të ardhmen vetes dhe personit përballë sherre dhe acarime që ndoshta janë të panevojshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit