Agim Meta, babi i 31-vjaçarit, Ilvi Meta ka folur për mediat pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në komisariatin e Kavajës, ku i biri ndërroi jetë.
Babi i të ndjerit është shprehur se i riu akuzohej për vjedhjen e një dere alumini, dhe se ishte tejet i tronditur nga lajmi që kishte mësuar.
“Polici qensh! Djalin e morën paradite e akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk më kanë thënë asgjë, unë do ta gjej”, u shpreh babai i viktimës për mediat.