Ish-banorja e edicionit të parë të “BBV” dhe njëkohësisht këngëtarja Beatrix Ramosaj para disa ditësh ka reaguar me anë të një videoje në rrjetin e saj social Instagram teksa ka folur në lidhje me të gjitha sulmet që asaj i janë bërë këto kohë nga mediat dhe jo vetëm. Lidhja e Triksës me aktorin e humorit, Donald Veshaj përfundoi menjëherë pas daljes së këtij të fundit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
E teksa padyshim bukuroshja ka qenë jo pak e kritikuar në rrjete sociale, kohëve të fundit ka nisur të reagojë duke ju kundërpërgjigjur çdokujt që e cënon.
Ajo na ka treguar se një komentuese i ka shkruar asaj se i ka shkelur privatësinë dhe se do ta padisë për këtë, por në fakt këngëtarja na tregoi se do të marrë masa për këtë dhe çdo komentues tjetër që e bezdis.
“Zgjohem pothuajse çdo mëngjes me mesazhe të tilla nga zonja e nderuar Alexa. Dua t’i them që shpresoj një ditë Zoti t’ja pastrojë zemrën edhe mllefin që ka, sepse duke e shfryrë tek unë nuk e ndihmon aspak dhe nuk përcjell një mesazh të mirë tek familja juaj. E nëse dikush do ndjeki çështje gjyqësore ndaj dikujt, jam unë ndaj teje e dashur“, ka shkruar Trixa.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/05/WhatsApp-Image-2022-05-03-at-6.46.40-PM-576x1024.jpeg)
.