Pas protestës së banorëve të fshatit Rinas në Tiranë, ku mes tyre kishte dhe fëmijë të cilët u shprehen se e kishin të pamundur për të shkuar në shkollë me anë të asaj rruge, ka reaguar ministrja e Arsimit, Evis Kushi.
Kushi u bëri thirrje prindërve të mos privojnë fëmijët nga shkolla.
“Jam njoftuar sot nga strukturat tona arsimore në shkollën 9-vjeçare “Rexhë Deliu” në Rinas që pjesa më e madhe e prindërve nuk i kanë sjellë sot fëmijët e tyre në mësim. Të dashur prindër, duke vlerësuar të drejtën për të protestuar të çdo qytetari në një shoqëri demokratike, ju lutem që të mos i privoni fëmijët nga e drejta e tyre themelore për arsimim. Çdo orë mësimi ka vlerë për fëmijët tanë, prandaj duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj kam besim që nesër mësimi do të vijojë normalisht edhe në këtë shkollë”, u shpreh Kushi.