Lëkundje tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në veri të vendit.
Qendra Europiane e Sizmologjisë raporton se tërmeti është regjistruar në orën 21:14, me epiqendër 16 kilometra në jugperëndim të Kukësit, me magnitudë 4,1 rihter.
Thellësia e tërmetit ka qenë vetëm 2 kilometra. Nuk ka raportime për dëme materiale.
