Deputetja e PD-së, Grida Duma, kryetare e komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë kërkoi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për Presidentin e ri, që kreu i shtetit që do të pasojë Ilir Metën duhet t’i ishte lënë opozitës.
“Është momenti i parë që flasim institucionalisht. Do të kishte qenë ë udhës që të kalonte njëherë stafeta te pakica dhe pasi të diskutohej mbi emrat e opozitës apo kriteret, ne mund të nisnim këtë diskutim. Procesi pa kritere rrezikon që të shkojë në një farsë, pas zarfeve tuaja të mbyllura” tha ajo.
Por Elisa Spiropali, tha se nuk do të zgjedhin një President nga radhët e PS-së, por që të përfaqësojë unitetin e kombit.
“Ne nuk duam të zgjedhim një President të PS-së, por të Republikës. E kemi pasur një figurë që nuk na nderon, që ka qenë një shëmbëlltyrë e shëmtuar e politikës opozitare jo të denjë të një kohe tjetër” tha ajo.