-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS-PD dakord: Në 16 Maj Presidenti i ri

Kryesoret

Shumica dhe opozita bien dakord. Në 16 maj do të zhvillohet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë. Partia Socialiste ka pranuar kërkesën e grupit të PD-së, që përfaqësohej nga Enkelejd Alibeaj në Konferencën e Kryetarëve për më shumë kohë në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri. Datën 10 maj, PS e kishte përcaktuar për votimin e parë, por Alibeaj kërkoi që kjo datë të ishte fillimi i procedurës. Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla e pranoi. Enkelejd Alibeaj falënderoi Ballën. “Faleminderit për pranimin e gjysmës së propozimit” tha ai duke i hapur rrugën raundit të parë.

“Kërkesa jonë e parë ishte 29 prilli dhe propozuam shtyrjen me një javë dhe për ne nuk ka asnjë problem. Për ne nuk ka asnjë problem, e rëndësishme është që procesi të jetë sipas kushtetutës. Procesi do të jetë vetëm në Kuvend në nivelin e grupeve, që nëse e doni edhe ky është kushti i vetëm që ka PS-ja në këtë proces. Se cfarë bëni ju në krahun tuaj të opozitës, bini dakord ju, por procesi do të zhvillohet në kuvend. Dhe grupet janë të vetmet organizime të mirëfillta. Pastaj opozita ka proceset e veta brenda vetes, ashtu si shumica.

Rregullorja thotë se 7 ditë nga sot duhet të zhvillohet raundi i parë. Nëse nuk jemi mbledhur për këtë cështje, më thoni për cfarë jemi mbledhur? Nëse do të ishit kundër, e thoshit që në fillim. Prandaj do të mendoja se kemi pasur kohë mjaftueshëm. Dëshira ime ka qenë të takohemi me ju si kryetar i grupit parlamentar më të madh të opozitës në Shqipëri për t’i sheshuar këto aspekte të kalendarit.

Tani po shkoj te zgjidhja për të dëshmuar dhe dhënë zgjedhjen e qartë të gatishmërisë sonë. Nëse ju do të insistoni dhe doni më shumë kohë që data e fillimit të konsiderohet data 10, zgjidhja është që konferenca e kryetarëve të ndërpresë punimet dhe të vazhdojë në datë 10. Vetëm në këtë mënyrë nuk kemi kryer shkelje, pasi data 10 konsiderohet e fillimisht të procedurës dhe pas 7 ditësh të jetë raundi i parë. Për afatet, do të jenë jo më vonë se 7 ditë.

Jam dakord me Alibeajn që fillimi i procesit të konsiderohet data 10, por duke bërë arsyetimin që sapo bëra, që mbledhja e konferencës së kryetarëve të jetë vijuese, që data 16 të jetë raundi i parë i zhvillimit të seancës për votimin për zgjedhjen e presidentit të ri. Deri në datë 15 maj në orën 16:00 të jenë depozituar emrat të shoqëruar me firmat e 20 deputetëve dhe në 16 paradite në ora 10:00 të bëhet shqyrtimi te komisioni i ligjeve dhe pastaj të shkojë në seancë pasdite” tha Balla.

Kush duhet të jetë presidenti? Duhet të vendosim disa kritere, duke konsideruar konjekturën e sotme të vendit” kërkoi Fatmir Mediu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit