Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë regjistruar 135 raste të reja Covid-19, nga 1.661 testime të bëra. Janë regjistruar 85 pacientë të shëruar, tha Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 që nga fillimi i epidemisë është 309.925, numri i të shëruarve është 300.021, numri i të vdekurve është 9.283 dhe numri i rasteve aktive është 621.









