-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakrat nuk kanë fund në Ukrainë, sulmohet me raketa autobusi

Kryesoret

Dhjetë civilë u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën pasi një sulm ushtarak rus goditi një depo autobusi në qytetin Avdiivka, rajoni Donetsk. Këtë e ka bërë të ditur prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova.

“Kjo është fytyra e vërtetë e Rusisë: sisteme të shumta raketore lëshuese u qëlluan mbi njerëzit që prisnin transportin publik në Avdiivka. 10 të vdekur, 20 të plagosur. Fotografi të ngjashme të  vrasjeve të paramenduara të civilëve nga ushtarët rusë është dokumentuar në të gjithë Ukrainën:, shkruan kryeprokurorja.

Policia kombëtare ukrainase ka publikuar foto që tregojnë pasojat e sulmit në depon e autobusëve, duke pretenduar se punëtorët e fabrikës prisnin të hipnin në një autobus kur ndodhi sulmi.

“Rusët e dinin saktësisht se ku po synonin”, tha guvernatori i Donetsk, Pavlo Kyrylenko.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit