-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Shkupi s’do kërkojë alternativë tjetër, por BE të ndalojë keqtrajtimin

Kryesoret

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në një intervistë për “Sloboden Pecat” ka folur në lidhje me marrëdhëniet me SHBA dhe Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se risi në politikën e jashtme të vendit është marrëveshja strategjike me SHBA-në, ndërsa shtoi se me BE-në vazhdojnë bisedimet me qëllim krijimin e një shteti demokratik funksional.

“Unë insistova në nënshkrimin e një marrëveshjeje partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara. Kjo ka të bëjë me shumë fusha të bashkëpunimit dhe zbatimit të marrëveshjes dhe do të ndërmerren iniciativa të reja për energjinë, proceset politike, mbrojtjen e kështu me radhë”.

“Marrëdhëniet amerikano-maqedonase nuk mund të kompensohen me asgjë. Ata nuk duhet të vendosen në marrëdhënie me BE-në. Cilado qoftë marrëdhënia jonë me BE-në, dialogu ynë strategjik me Shtetet e Bashkuara, përmes Departamentit të Shtetit, vazhdon dhe evoluon. Një delegacion i Ministrisë së Jashtme do të niset më 2 qershor për të nisur negociatat për marrëveshjen strategjike me Shtetet e Bashkuara”, theksoi Osmani.

Ai shton se Maqedonia e Veriut nuk do të kërkojë alternativë tjetër për Bashkimin Evropian, por theksoi se “ky keqatrajtim i qytetarëve nuk duhet të vazhdojë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit