Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka bërë një paralajmërim të ashpër ndaj NATO-s kundër dërgimit të ndihmës ushtarake në Ukrainë.
“Ne do ta shohim çdo mjet transporti të NATO-s që arrin në territorin e vendit që mban armë ose pajisje për ushtrinë ukrainase si një objektiv legjitim për shkatërrim,” ka thënë ai.
Ministri ka akuzuar NATO-n dhe aleatët e saj se po vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë.
SHBA dhe shtete të tjera perëndimore kanë armatosur Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus.
Mbretëria e Bashkuar premtoi të martën pajisje me vlerë 300 milion £ (376 milion dollarë), duke përfshirë pajisjet e luftës elektronike, një sistem radar, bllokues GPS dhe pajisje për shikim natën.