Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një konferencës për mediat ka paralajmëruar se rritje ekonomike do të jetë me ritme të ultë këtë vit.
Po ashtu ai paralajmëroi se një gjë e tillë do të vazhdoi për shkak të luftës në Ukrainë.
“Ekonomia botërore dhe ajo shqiptare do vijojë të goditen nga lufta. Goditja ka rritur çmimet dhe shtuar pasigurinë. Inflacioni është rritur ndërsa ekonomia po ngadalësohet. Inflacioni do jetë gjatë mbi objektiv, ndërsa goditja e ofertës do jetë më e fortë sesa ishin pritshmërit. Konflikti në Ukrainë dhe sanksionet kanë sjellë ndërprerje në prodhim dhe shpërndarje. Bankat kanë shtrënguar politikat. Në tremujorin e parë të vitit inflacioni ishte 4.4%. Rritja e inflacioni u ndikua nga shtrenjtimi i naftës dhe i ushqimeve”, tha ai.