-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku “qetëson” Berishën: Do të pyesim për Presidentin ri! Balla: Ç’punë ke ti me PS?

Kryesoret

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla refuzoi kërkesën e Fatmir Mediut që në procesin e konsultimit për Presidentin e ri të marrë pjesë të gjithë deputetët.

Thënë më thjeshtë, për të përfshirë grupin e deputetëve të “Foltores” së Sali Berishës. Balla tha se në proces do të jenë vetëm kryetarët e grupeve.

Pavarësisht se morën pjesë në konferencën e kryetarëve, proces për zgjedhjen e presidentit të ri në kundërshtim me vendimin e Sali Berishës, deputetja demokrate Jorida Tabaku e “qetësoi” duke thënë se për cdo vendim do të pyesin të gjithë deputetët demokratë.

Çdo informacion dhe diskutim do ta çojmë në grupin e PD. Grupi nuk ka akoma një vendimmarrje për këtë proces. Në procesin e brendshëm në PD të gjithë të jenë të përfshirë” tha ajo.

Në fund të fjalës, Tabaku “thumboi” procesin e nisur nga PS, që u kërkoi deputetëve tre emra duke e cilësuar “presidenti i zarfit”. Por Balla i kërkoi që të mos merret me procesin brenda PS-së. “Ç’punë ke ti me procedurën në grupin tim parlamentar?!” i tha Balla.  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit