Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar ndihmë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të shpëtuar ukrainasit e mbetur të plagosur në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.
Në një telefonatë, të zhvilluar me Antonio Guterres Zelensky i kërkoi ndihmë që procesi i evakuimit të mos ndërpritet.
“Jeta e njerëzve që mbeten atje është në rrezik. Të gjithë janë të rëndësishëm për ne. Kërkojmë ndihmën tuaj për t’i shpëtuar”, mësohet t’i ketë thënë Zelensky gjatë telefonatës Guterres sipas zyrës së shtypit të Presidentit Ukrainas.