-sidi education-spot_img
21 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kthesa e fortë e Ramës: Dera e BE-së mund të mbyllet!

Kryesoret

E ndërsa po afrohemi drejt 2030-tës, kryeministri Edi Rama ka bërë hapin e parë të tërheqjes nga kryefjala e betejës së fushatës me të cilën fitoi zgjedhjet; integrimi i shpejtë në BE. Gjatë një takimi me studentët.

“Është një moment që mund të bëjmë historinë, duke hyrë në BE. Është hapur dera, por dera mund të mbyllet. E rëndësishme është që ne të mos bëhemi sebep që të mbyllet dera dhe ne nuk do bëhemi sebep. Por dera mund të mbyllet, pas një viti, dy apo tre vitesh.

Mund të mbyllet se ata mund të rikthehen në një situatë dhe të thonë “po prit njëherë”. Për këtë arsye ne duhet të bëjmë maksimumin këto vite ku duket që dera është e hapur.

Nuk duhet të humbasim fokusin me lloj lloj…se nuk jam këtu për të bërë politikën e përditshme që bëhet këtu, por  jam duke folur për politikën që duhet të bëjë çdo shqiptar dhe për mënyrën se çdo shqiptar duhet ta dallojë politikën e madhe. Politika e madhe është të bëhemi anëtar i BE, pjesa tjetër është politikë këtu” tha ai.

LIVE-Rama me studentët: Ju do të shijoni integrimin në BE

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit