-sidi education-spot_img
21 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e Ilvi Metës në Komisariat, familjarët: Kishte shenja dhune në bërryla

Kryesoret

Familjarët e 31-vjeçarit, Ilvi Meta, që u gjet i vdekur mbrëmjen e së enjtes në komisariatin e Kavajës, kanë hedhur dyshime të forta se mbi të mund të jetë ushtruar dhunë nga ana e efektivëve.

Kushëriri i Ilvi Metës, tha mbrëmjen e sotme në “Top Story”, se viktima kishte kaluar një operacion dhe vuante nga stomaku, ndërsa aty i janë gjetur shenja dhune. Sipas tij, shenja dhune janë parë edhe në bërryla dhe brinjë.

“Ne kemi parë trupin, kur ka ardhur nga morgu, kemi parë shenja të dhunës në pjesën e bërrylave, brinjëve dhe stomakut. Iliv ka kaluar operacion dhe vuante nga stomaku. Në mes të stomakut kemi parë shenja dhune. I kemi të fotografuara, do të presim hetimet të kryen të thonë fjalët e tyre”, u shpreh kushëriri në “Top Story”.

Ndërkohë, në emision janë publikuar edhe foto të rënda të viktimës me shenjën e litarit në fytin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit