Sali Berisha ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike. Mësohet se ish-kryeministri ka dorëzuar këtë të premte pranë komisionit të PD dokumentacionin e nevojshëm.
Deri tani, Sali Berisha është kandidati i vetëm për kryetar të Partisë Demokratike. Edvin Kulluri, i cili kishte deklaruar se do të kandidonte për kryetar u shpreh pak ditë më parë se nuk do të bëhet pjesë e garës, pasi sipas tij nuk pritet të jetë e barabartë.
Ndërkohë, Sali Berisha u pyet një natë më parë se çfarë do të ndodhte nëse ai do të ishte kandidatura e vetme për kryetar të PD, teksa u përgjigj se do të mbahej një referendum, ku demokratët do të kishin mundësinë të votonin nëse do ta donin Sali Berishën në krye të PD-së apo jo.
Zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike të thirrura nga Komisioni i Rithemelimit do të mbahen më 22 maj.