Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç u shpreh sot se Serbia nuk ka lajme të mira për dialogun me Kosovën.
“Për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nuk kemi lajme shumë të mira, për të cilat foli edhe presidenti Aleksandar Vuçiç.
Por ne po bëjmë më të mirën dhe gjithmonë dërgojmë të njëjtin mesazh, se paqja dhe stabiliteti janë më të rëndësishme për ne”, ka thënë Bërnabiç në Firence.
Ajo po ashtu ka folur për qëllimin e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke thënë se sa më shpejtë që të ndodhë kjo, aq më mirë do të jetë.
“Qëllimi strategjik dhe prioriteti i Serbisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Sa më shpejt, aq më mirë”, ka thënë Bërnabiç.