-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Kukës

Kryesoret

Anxhelino Kollozi është arrestuar nga policia në Kukës pasi rezultonte i shpallur në kërkim për trafik droge dhe falsifikim dokumentesh.

Tashmë ka nisur puna për ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Alias”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga drejtësia spanjolle.

Operacioni policor, i zhvilluar nga DVKM Kukës, në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, 27-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, organizatë kriminale dhe falsifikim të dokumenteve.

Shërbimet e DRKM Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Alias”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, e shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Organizata kriminale” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit