Dita e sotme ishte tragjike për dy turistë polakë që humbën jetën në një aksident në aksin nga Lezha në drejtim të Shkodrës. Viktimat janë Waldemar Makowski 45 vjeç dhe Marta Makowski 42 vjeçe.
Çifti kishte ardhur prej disa ditësh në vendin tonë për të zbuluar bukuritë natyrore, por për fat të keq do të rikthehen të vdekur në atdheun e tyre.
Motori me të cilin po udhëtonin u përplas me një makinë tip “Golf 5” që drejtohej nga 27 vjeçari me inicialet Gj. D nga Puka.
Policia ka nisur hetimet për aksidentin duke filluar me shoqërimin e shoferit të makinës, i cili rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool. Hetimet vazhdojnë.