Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Oto Xhon, ka përfunduar në kronikën e zezë të mediave. Ai u arrestua ditën e enjte me dyshimin se ka kryer veprën “Trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikuar”.
Në lidhje me këto dyshime ka folur edhe menaxheri i sulmuesit, Arbër Rexha, që në një prononcim për mediat kosovare, sqaroi:
“Është vetëm dyshim. Nuk ka ndonjë akuzë të ngritur. Nesër pritet që të dalë para gjykatës për caktimin e masës. Është në dalim prej 48 orëve prej ditës së djeshme.
Oto është nën masën e ndalimit 48 orë, e cila skadon nesër pasdite. Ndërsa, përgjatë kohëzgjatjes së kësaj mase ndalimi mund të ketë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë dhe në një rast të tillë do të duhet të paraqitet pranë Gjykatës. Unë besoj se del i pafajshëm për arsye se kam pas komunikim personal me të para deklaratës”, tha Rexha.