-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohen dy persona në Fier

Kryesoret

Dy persona të shpallur në kërkim nga Spanja për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup kriminal janë arrestuar sot nga policia e Fierit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Spanjës.

Njoftimi i policisë

Gjatë 12 orëve të fundit, Policia e Fierit ka finalizuar 2 operacione policore, të koduara “Coin” dhe “Vilanova”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Spanjës.

Operacionet policore, të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, Komisariati i Policisë Fier, Stacioni i Policisë Roskovec dhe Interpol Tirana.

Në kuadër të operacionit “Coin” u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar A. Rr., 29 vjeç, banues në Mbrostar Ferko, Fier, pasi Gjykata e Coin/Spanjë, me vendimin e datës 21.04.2021, ka nxjerë urdhër arresti për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Gjatë operacionit “Vilanova” u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar R. T., 23 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata Penale 2 e Vilanova/Spanjë, me vendimin e datës 20.08.2021, ka nxjerë urdhër arresti për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik.

Shërbimet e Policisë Fier, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses dy operacionet policore të koduara “Coin” dhe “Vilanova”, si rezultat i të cilëve u bë e mundur kapja dhe arrestimi provizor i shtetasve të lartpërmendur, me qëllim ekstradimin e tyre drejt Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Spanjës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit