-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafik droge, Shqipëria arreston dhe ekstradon në Spanjë biznesmenin e njohur

Kryesoret

Policia ka arritur të arrestojë biznesmenin, Nikolin Janina, pasi është kapur me lendë narkotike.

Janina është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge pasi ishte lideri i një grupi kriminal në Spanjë. Mësohet se ky grup kriminal trafikonte heroinë, kokainë, morfinë e opium në disa vende të BE-së.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Ne vitin 2017-të , policia prokuroria e Krimeve të Rënda nisi një hetim për pasurinë e tij. Prokurori vendosi një sekuestro ndaj pronave të Janinës, vlera e të cilave arrin mbi 4 milionë euro.

Njoftim

Vijojnë operacionet per kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Madrid”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ne kuader te operacionit policor te koduar “Madrid” u kap dhe u arrestua me qellim ekstradimi shtetasi Nikolin Janina.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, të shtetasit:

N. J., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit